Gazetari në SHBA, Robert Papa është i bindur se në përballjen Yuri Kim- Sali Berisha, ambasadorja është e humbur.
Sipas tij, Yuri Kim pretendon një post të madh në Korenë e Jugut, por një gjë e tillë sipas tij nuk ka për të ndodhur.
I pyetur si e shpjegoni distancimin e ambasadores Kim në luftën Basha-Berisha, Papa tha:
"Në sfidën Kim-Berisha, Yuri Kim është e humbur. Ajo pretendonte një emërim të madh në Korenë e Jugut, por nuk ka për të ndodhur. Në Shqipëri diplomatë të tillë sillen për t’u trajnuar. Soros ka ndikim në DASH për nivele si Berisha".