Në një intervistë për RTV Ora, anëtari i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Gent Strazimiri foli edhe për njerëz ekstremistë islamikë brenda PD-së.
Sipas tij, ata ishin brenda dhe nuk u arritën të kapeshin, madje as u kapën armë dhe eksploziv sikurse ishte denoncuar nga komisioni i Rithemelimit të PD-së.
Strazimiri: Çdo gjë që shkruhet në newsleter-at e komisionit të rithemelimit është e vërtetë. Ne kemi prova dhe filmime. Berisha e ka thënë edhe publikisht disa herë. Ata ishin brenda dhe nuk u arritën të kapeshin, madje as u kapën armë dhe eksploziv sikurse ne kishim denoncuar. Policia në rrugë operative kishte informacione të sakte që çfarë po ndodhte brenda.
Cilido që i futet aventurës për t’i dalë kundër anëtarëve të partisë së tij, apo t’i bëjë telefonatave policisë së shtetit se mendonte se i rrezikohej jeta nga anëtarët e partisë së vet, mendon se do ta zgjidhë këtë punë duke forcuar perimetrin përreth partisë. Ajo që duhet të prisnim nga Basha se i shkolluar jashtë duhet të ishte që të hapte votimet në parti, jo të thoshte se nuk ekzistojnë votat e delegatëve dhe ata anëtarë që erdhën nga të gjitha skajet e Shqipërisë.