Rikthehen reshjet e dëborës në fshatin turistik të Dardhës, qarku i Korçës.
Burime për Ora News, bëjnë me dije se trashësia e dëborës ka arritur në disa centimetra.
Ndërsa mësohet se policia rrugore ka zbritur në terren për të monitoruar qarkullimin.
Siç raportohet deri më tani nuk ka rrugë të bllokuar, por ARRSH u ka bërë thirrje drejtuesve të mjeteve që të jenë të pajisur me zinxhirë dhe të tregojnë kujdes në qarkullim.