Priten vendime të forta! Basha tre orë i “ngujuar” më Kryesinë, u heq telefonat

Shqipëria

Priten vendime të forta! Basha tre orë i “ngujuar” më Kryesinë, u heq telefonat

Më: 10 janar 2022 Në ora: 21:35
Lulzim Basha

Prej orës 19:00 kryetari i PD-së, Lulzim Basha vijon mbledhjen me Kryesinë. Kur ora shënon 21:30 mbledhja akoma nuk ka mbaruar. Diskutimet janë të gjatë.

Nuk përjashtohet një vendimmarrje e fortë e Kryesisë për deputetët që morën pjesë në protestën e 8 Janarit në krah të Sali Berishës.

Gazetari i “ABC” Juxhin Mustafaraj mëson se në fillim të mbledhjes kryedemokrati u ka kërkuar anëtarëve të Kryesisë së PD-së që asgjë nga diskutimet të mos dalë në media.

Nëse Kryesia do të marrë vendime për deputetët e grupit, atëherë pritet që shumë shpejt në ditët në vijim të mblidhet Këshilli Kombëtar për t’i vulosur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat