“I goditën mercenarët e Lul Bravës”, Zekthi e mohon: Ishte një reagim ndaj dhunës së protestuesve

Shqipëria

“I goditën mercenarët e Lul Bravës”, Zekthi e mohon: Ishte një reagim ndaj dhunës së protestuesve

Më: 10 janar 2022 Në ora: 21:59
Foto nga emisioni

Një situatë e paprecedentë me dhunë kaos dhe të lënduar u shënua ditën e shtunë më 8 janar në selinë e Partisë Demokratike.

Për të folur rreth kësaj teme që ka marrë vëmendjen e mbarë opinionit publik ishte i ftuar në “Open”, anëtari i kryesisë së PD, Fitim Zekthi dhe Flamur Noka, ndërsa ky i fundit ka insistuar se nuk kishte dhunë nga ana e protestuesve, ndërsa mbante në duar fotografitë e protestuesve të plagosur, që sipas tij, u goditën nga mercenarët e kryetari Basha!

Një debat i ashpër ka lindur në studio, ndërsa Zekthi hedh poshtë akuzat e Nokës, teksa thotë se njerëzit që ndodheshin brenda selisë blu kanë përpjekur të ndalojnë protestuesit e dhunshëm dhe e ka cilësuar si një reagim ndaj dhunës.

Pjesë nga debati:

Noka: Pse s’ke reaguar asnjëherë që u bë bunker. A të shqetëson fakti që partia që ne jemi u bë bunker?

Zekthi: Unë nuk kam kënaqësi kam dhimbje nga kjo pamje. Nëse nuk bëjmë politikë do bëjmë parapolitikë dhe kjo është drama!

Zekthi: Si pasojë e një organizimi të tillë prej javësh, kjo lëvizje kishte dalë nga jetë institucionale dhe kjo është drama.Ata njerëzit atje brenda mendojnë të gjejnë një rrugë për të shmangur gjakderdhjen!

Noka: Pse Luli është pronar i shtëpisë ?

Zekthi: Jo s’është!

Noka: Po kur nuk është pse ma kthen shtëpinë në bunker?

Zekthi: Unë nuk kam qenë brenda, njerëzit brenda janë përpjekur që të ndalojnë protestuesit për tu futur brenda. Është një reagim ndaj dhunës. Pse hyjnë lart ata?

Noka: Po njerëzit brenda ç’punë kanë me gaz lotsjellës?

Zekthi: Do ta gjejë prokuroria se gjejmë dot ne!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat