Rama: Na duhet një qendër olimpike në Tiranë

Shqipëria

Rama: Na duhet një qendër olimpike në Tiranë

Më: 11 janar 2022 Në ora: 14:12
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me Komitetin Olimpik Shqiptar, kryetarët e bashkive dhe drejtuesit e arsimit, për programin e ri kombëtar të sportit në shkolla e universitete, tha se Tiranës i duhet një qendër olimpike.

“Njerëzit nuk kanë  çfarë  na japin më,  na i kanë  dhënë  të  gjitha, jemi ne që  duhet të  ofrojmë .

Duhet një qendër sportive më shumë se një ose dy fusha, jo thjesht një palestër, qendër olimpike në modelin e  qendrës së Korçës, për të pasur një qendër ku mund të stërviten ekipet sportive të baskisë.

Jemi me vizionin, me projektet dhe më pas me financimet. Na duhet me patjetër një qendër olimpike në Tiranë që t’i japë mundësi gjithë federatave, aktivitetet jashtë futbollit  që mund të përfshihen”, tha Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat