U përjashtua nga PD, reagon për herë të parë Sali Berisha

Shqipëria

U përjashtua nga PD, reagon për herë të parë Sali Berisha

Më: 11 janar 2022 Në ora: 19:24
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pasi Kryesia e Partisë Demokratike e përjashtoi përgjithmonë nga partia.

“Në rrafshin politik kjo është njësoj si të ngrihen të vdekurit politik dhe të thonë se këta të tjerët nuk janë gjallë.

Ai është një person i shkarkuar nga të gjitha detyrat përveçse deputet, ndërsa data 8 faktoi se ai është ish-lideri i vetëm opozitar në Europë që mbrohet nga vrasës dhe trafikantë.

Jam në kuadër të asaj çfarë kanë publikuar të dhënat e mediave të padiskutueshme.

Zero lajm përjashtimi  sepse ka vetëm një përpjekje për krimet që kreu së bashku me Edi Ramën ndaj protestuesve paqësorë”, tha Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat