Rreh paturpësisht nënën e tij vihet në pranga autori.
Ngjarja ka ndodhur në Devoll.
Policia njofton se ka arrestuar në flagrancë 54-vjeçarin M. Gj., pasi dyshohet se ka dhunuar nënën e tij 84-vjeçare.
Ndaj tij është ngritur akuza e “Dhunës në familje”.
Ende nuk bëhen të ditura shkaqet.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.