Që prej mëngjesit ka nisur seanca gjyqësore e të arrestuarve për sulmin në selinë e PD, gjatë protestës së 8 janarit.
Një nga të arrestuarit është edhe reperi Stresi, apo Arkimed Lushaj, i cili para gjykatësit tha se është hera e parë për të që arrestohet pa bërë gjë, raporton gazetarja Anila Hoxha e cila po ndjek seancën.
Stresi: Është hera e parë që arrestohem pa bërë asgjë
Gjyqtari: Kështu me ke thënë dhe radhën e parë
Stresi: Atëherë foli avokati, jo unë.