Vendimi i Gjykatës për protestuesit/ Vokshi: Nuk pati asnjë fakt

Shqipëria

Vendimi i Gjykatës për protestuesit/ Vokshi: Nuk pati asnjë fakt

Më: 12 janar 2022 Në ora: 16:41
Albana Vokshi

Gjykata ka vendosur detyrim me paraqitje për 19 protestues të datës 8 Janar.

Deputetja Albana Vokshi në një deklaratë për mediat është shprehur se nuk pati asnjë fakt dhe asnjë foto që i implikon ata në dhunë.

Sipas Vokshit arrestimet janë bërë me listë, për tu çuar deri në fund pakti Rama-Basha, për të ruajtuar karrigen e kryetarit e shkarkuar.

“Nuk pati asnjë fakt, nuk ka asnjë foto që i implikon në dhunë. Arrestimet e protestuesve janë bërë me listë, për të çuar në zbatim paktin Rama Basha për të ruajtur karrigen e Bashës.Janë arrestuar me urdhër politik të çifti Rama-Basha”, është shprehur ndër të tjera Vokshi.

“Data 8 nxori në dukej dy fakte: Pakti Rama-Basha dhe se ka një opozitë të vërtetë”, ka thënë Vokshi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat