Kreu i demokratëve Lulzim Basha është shprehur se në katër vitet e ardhshme nuk do të ketë zgjedhjen të reja për kryetarin e Partisë Demokratike.
Pra në katër vitet e ardhshme nuk kemi zgjedhje për kryetar?
Lulzim Basha: Nuk ka lidhje kjo. Zgjedhjet për kryetar u bënë më 13 qershor. Ata që mendojnë se problemi qëndron tek vendosmëria e kryetarit të Partisë Demokratike për t’i qëndruar vendimeve të Partisë Demokratike dhe demokratëve në luftë ballore, pa kompromis me të keqen, ata janë pjesë e të keqes.
Ose në rastin më të mirë, naiv. Atyre u bëj thirrje: Hapni sytë, naivëve. Kurse atyre që janë pjesë e të keqes, do na keni përballë, nuk do të na shkatërroni dot, do t’iu mundim, do t’iu çojmë aty ku e keni vendin, para drejtësisë.