Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Ai ka publikuar një lajm ku paralajmërohet se selia e Partisë Demokratike do të shembet dhe në vend të saj do të ndërtohen kulla.
“Shoqata Basha-Bardhi, kompani e ndertimit dhe larjes se parave ne ndertim kullash ne truallin e Selise se PD. sb”, shkruan Berisha teksa shpërndan skenarin e tij.
Sipas lajmit ekziston një plan për ndërtimin në truallin e saj të disa kullave të larta, që do të shërbejë si njësi banimi dhe shërbimi, por edhe si hotel.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/January/12/auto_-640-0-61df0349d79c31642009062.jpg)
Në faqen e studios “MGS Architecture” është publikuar koncepti i projektimit i krijuar prej saj për atë që do të njihet si “4Freedom Park”.