Ish-deputeti i PD, njëherazi anëtar i Komisionit të Rithemelimit, Genc Pollo, ka reaguar pas përjashtimeve nul të deputetit Lulzim Basha.
Përmes një deklarate në rrjetet sociale, Pollo e quan Bashën një hileqar, që i ka regjistruar në fshehtësi të pranishmit në mbledhje, dhe më pas i ka publikuar deklaratat e tyre duke i nxjerrë edhe më shumë qesharakë në sytë e publikut.
Reagimi
Hileqari!
I thirri në mbledhje, u tha flisni hapur. Dhe ata, pa e ditur se po i inçizonte, thanë budallëqe për t'i bërë qefin e për t'i dëftyer besnikëri.
Madje ndopak syresh u vunë në garë për për të shqiptuar gomarllëkun më të madh.
Dhe ditën tjetër hileqari ju a nxori në media. Jo vetëm për t'i treguar qesharakë para publikut. Por për t'i armiqsuar me demokratët e për t'i shembur urën drejt partisë së tyre.