Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka reaguar pas intervistës së zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar i cili dënoi dhunën e përdorur gjatë protestës së 8 janarit në selinë e PD.
Escobari, i pyetur për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Berisha dhe rikthimin e tij duke u ndjekur nga mbështetësit, tha se përcaktimi kishte të bënte me korrupsionin dhe se nuk kishte të bënte me politikën e mbështetësve apo me jetën e tij politike.
Ambasadorja Kim përmes një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar deklartata e Escobar ndërsa bashkëngjitur shkruan: “Jeni lodhur nga “spin doktorët” (propagandues, manipulues)? Gjykojeni vetë. Ja çfarë tha në të vërtetë Zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar. Ai gjithashtu diskutoi për integrimin ekonomik rajonal (përfshirë Ballkanin e Hapur dhe Procesin e Berlinit), Kosovë-Serbi, etj”, shkruan Kim.
Tired of the "spin doctors"? Judge for yourself. Here's what Deputy Assistant Secretary Escobar actually said. He also discussed regional economic integration (incl Open Balkans & Berlin Process), Kosovo-Serbia, etc. Full transcript https://t.co/dgmbX7M8fG pic.twitter.com/EcchyYXID5
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) January 12, 2022