Prej dy ditësh 3 fshatra të Pogradecit të njësisë administrative Udënisht, si: Piskupat, Boqezë dhe Lin përballen me mungesë të energjisë elektrike.
Një gjë e tilla ka ardhur si pasojë e defekteve të linjës nga e cila furnizohen që është fidri i Prrenjasit.
Ditën e djeshme nuk ka pasur energji, ditën e sotme vetëm disa orë gjatë ditës dhe aktualisht qindra familje të këtyre fshatrave janë pa energji.
Ndërkohë informacionet nga OSHEE Librazhd e cila furnizon këto fshatra thonë se është punuar gjatë ditës.
Por nuk është arritur t’i jepet zgjidhje problemit i cili lidhet me rrëzime të shtyllave dhe këputje përcjellësesh të energjisë.