Pas 4 orësh diskutime dhe vendime të rëndësishme për vazhdimësinë e saj politike, mbyllet mbledhja e Lulzim Bashës me Kolegjin e kryetarëve të PD-së.
Në mbledhjen e zhvilluar pasditen e kësaj të mërkure, krerët e degëve i kanë kërkuar kryedemokratit që të zbresë në terren, por kësaj here jo i vetëm, por i shoqëruar nga ekipi i tij për të takuar demokratët, ku tashmë hendeku mes mbështetësve të tij dhe të Berishës sa vjen edhe thellohet.
Mësohe se në mbledhje kanë qenë kryetarët e degëve të Partisë Demokratike, Lefter Geshtenja -Dega 7, Agron Kapllanaj - Dega Fier dhe Xhevdet Amulli, Dega Shkodër ato që artikuluan kërkesën për "lufta" të mos zhvillohet nga zyra, por në terren, kërkesë kjo e cila është pranuar nga Basha.
Kryedemokrati ka shprehur gatishmërinë se do të zbresë vetë në terren bashkë me ekipin e tij drejtues dhe do të shohë nga afër gjendjen.