Analisti Ervis Iljazaj e ka cilësuar një sjellje të rrezikshëm komunikimin e kryeministrit Edi Rama me demokratët e thirrur në bashkëbisedim pas protestës së 8 janarit.
Iljazaj thotë se Rama është përgjegjës që institucionet të funksionojnë dhe jo të komentojë ngjarjet politike në opozitës.
“Rama është i interesuar për zhvillimet në PD. Kjo sjellje e tij është e rrezikshme. Është përgjegjës që institucionet të funksionojnë, jo të komentojë ngjarjet politike në opozitës.
Shqipëria e ka patur një person që i ka përfaqësuar të gjithë për 45 vjet, Enver Hoxha. Tentativa për tu thëne do ju përfaqësoj dhe ju është tentativë totalitare.
E djathta do vazhdojë të ekzistojë, pavarësisht emrit. Komunikimi i Ramës me demokratët është i rrezikshëm për opozitën”, tha Iljazaj në Opinion.