Protesta e 8 janarit, Berisha do të japë dëshminë në Prokurori

Shqipëria

Protesta e 8 janarit, Berisha do të japë dëshminë në Prokurori

Më: 13 janar 2022 Në ora: 08:34
Sali Berisha

Prokuroria e Tiranës ka thirrur sot paradite ish-kryeministrin Sali Berisha për të dhënë dëshminë e tij për ngjarjet e 8 janarit në selinë e Partisë Demokratike.

Bashkë me Berishën është thirrur edhe Flamur Noka.

Ata do të pyeten për rolin e tyre në organizimin e protestës para selisë së PD e cila përfundoi në akte dhune dhe u shpërnda vetëm pas ndërhyrjes së policisë me gaz lotsjellës.

Një ditë me pas, prokuroria ka thirrur me të njëjtën arsye Lulzim Bashën dhe Gazmend Bardhin për të dhënë edhe ata versionin e tyre të historisë, duke qenë se dhunë u ushtrua dhe nga persona brenda godinës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat