Komiteti i Ekspertëve ka vendosur që të mos ndryshojë masat e vendosura për frenimin e përhapjes së Koronavirusit.
Edhe pse në ditët e fundit Shqipëria ka pasur një shtim të madh të infektimeve me koronavirus.
Rritja sipas Komitetit të Ekspertëve ka ardhur nga festat e fund vitit dhe nga dy variantet Omicron dhe Delta.
Në vend qarkullon edhe gripi dhe sipas Komitetit viruset po përhapen me nivele të larta.