Të dielën e 9 janarit ndodhi një ngjarje e rëndë në Qarkun e Shkodrës.
50-vjeçari Nikolin Hila vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij 40-vjeçare, Gjuliana Topalli. Ai shkoi në shtëpinë e kësaj të fundit dhe e kërkoi që ta takonte.
Babai i të ndjerës nuk e lejoi, por nga debati doli 40-vjeçarja.
E teksa Nikolini i kërkoi llogari se pse kishte shkuar në një restorant, ai ka nxjerrë automatikun dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.
E gjithë kjo skenë e rëndë ka ndodhur në sytë e vajzës së tyre 4-vjeçare.
Më vonë, Nikolini ka qëlluar dhe veten me armë dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.