Deklarata e Escobar një tjetër goditje për Berishën? Flet Robert Papa

Shqipëria

Deklarata e Escobar një tjetër goditje për Berishën? Flet Robert Papa

Më: 13 janar 2022 Në ora: 18:01
Robert Papa

Analisti Robert Papa është shprehur se amerikanët duhet të na ndihmojnë duke treguar një dosje korrupsioni. Përndryshe kjo lë shije të keqe tek qytetarët shqiptarë.

Intervsta:

Ndalemi te deklarata e djeshme e zyrtarit amerikan, Gabriel Escobar, i cili tha se janë për të ardhur keq përpjekjet e Sali Berishës për të marrë godinën e Partisë Demokratike. A është kjo një tjetër goditje për Sali Berishën?

Papa: Escobar duhej të kujtonte se para Kuvendit bëri një takim me Bashën dhe bëri thirrje që askush të mos bashkohej me Berishën edhe tashmë sërish do bëhet e kundërta. Në intervistën e fundit ai foli për akuzat e DASH për Berishën duke thënë se janë për korrupsion.

Mendoni se kanë gabuar amerikanët që kanë deklaruar partneritet me Bashën?

Papa: Escobar është nivel i pestë dhe nuk fton ai, ku është ftesa. Për çfarë miqësie flet Escobar? Në një intervistë që kam bërë me Escobar ai ka thënë se ne nuk mbajmë anë, nuk mbështesim parti apo individë. Berisha është non grata. Nuk kanë kohë nivelet politike të merren me Shqipërinë. Escobar e pa, nuk e kthen dot bazën e PD.

Escobar nxiti organet e drejtësisë që të hetojnë dhunën në PD apo edhe korrupsionin e personave non grata. A mund të prodhojë ky presion amerikan një aktakuzë të drejtësisë shqiptare ndaj Sali Berishës?

Papa: Lufta kundër korrupsionit nuk është ndonjë gjë e re. Ne do të donim që amerikanët të na ndihmonin, të na tregojnë një dosje korrupsioni. Me lojëra fjalësh, lë shije të keqe tek ne. Në raportin vjetor e nxijnë Shqipërinë, në intervista dalin ndryshe.

Nëse përkrahësit e Berishës duan të shohin prapa, tha zoti Escobar, duhet të shkëputen prej tij. A mendoni se rruga e Partisë Demokratike drejt pushtetit lidhet me largimin e Berishës nga jeta aktive politike?

Papa: Mënyra e të folurit ndaj shqiptarëve krijojnë probleme që nuk ekzistojnë. Nuk mund ti bësh asnjë thirrje një force politike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat