Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Vehap Kola, i ka bërë thirrje ish-kryeministrit Sali Berisha që të ndalë menjëherë gjuhën e urrejtjes antikombëtare dhe etiketimin e shqiptarëve të Maqedonisë dhe Kosovës me emra organizatash terroriste.
“Sali Berisha duhet të ndalë menjëherë gjuhën e përçarjes antikombëtare dhe etiketimin e shqiptarëve të Maqedonisë dhe Kosovës me emra organizatash terroriste.
Për hallin e tij Sali Berisha është gati të hedhë akuza nga më mizoret, të kërcënojë e dhunojë këdo.
Ky është fundi politik i një njeriu që i është errur gjykimi dhe bën gjithçka për interesin e tij personal”, shkruan Kola.