Çollaku: Shumë nga ata afër Berishës nuk e kuptojnë çfarë po ndodh me sinjalet nga SHBA

Shqipëria

Çollaku: Shumë nga ata afër Berishës nuk e kuptojnë çfarë po ndodh me sinjalet nga SHBA

Më: 13 janar 2022 Në ora: 22:53
Kreshnik Çollaku

Deputeti demokrat Kreshnik Çollaku u shpreh se shumë nga ata që rrinë afër Berishës nuk po e kuptojnë çfarë po ndodh.

Sipas tij, Berisha i njeh mirë marrëdhëniet me SHBA, i njeh sinjalet dhe ultimatumet e tyre, duke shtuar se ka edhe kritika ndaj Bashës.

Çollaku: Shumë nga ata që rrinë afër Berishës nuk po e kuptojnë çfarë po ndodh. Berisha e di. I njeh mirë marrëdhëniet me SHBA, i njeh sinjalet dhe ultimatumet. Nuk dal si tifoz i Bashës, kam edhe kritika.

Kur Kadilli i kërkoi Bashës të jap dorëheqjen dhe të kufizojë mandatet, Spaho dhe Vokshi e mbytën Kadillit i thanë Bashës, vazhdo. Kur ndryshuan ata? E mbështes vendimin e 9 shtatorit se ishim para një zgjidhje me SHBA-të ose kundër saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat