Pas Berishës, sot në prokurori Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi

Shqipëria

Pas Berishës, sot në prokurori Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi

Më: 14 janar 2022 Në ora: 07:41
Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi

Një ditë pas ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit Flamur Noka radhën për të dëshmuar në prokurori e Tiranës e ka sot Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi.

Kryetari i PD dhe Sekretari i Përgjithshëm do të merren në pyetje nga hetuesit për protestën e 8 janarit, të thirrur nga ish-kryeministri që degjeneroi në akte dhune.

Ata do të pyeten edhe për akuzat se brenda selisë blu ka pasur persona të armatosur dhe me precedent penal.

Basha e Bardhi do të pyeten gjithashtu nga prokurorët e rrethit dhe për dhunën me mjete të forta si dhe përdorimit të bombolave anti-zjarr nga personat që ndodheshin brenda gjatë tentativës së protestuesve të Berishës për t’u futur në seli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat