Ilir Meta duket se po ndjen fundin si President, ndonëse mandati i mbaron në Korrikun e këtij viti.
Në një konferencë për mediat, Meta sulmoi Gjykatën Kushtetuese në lidhje me vendimin për zgjedhjet e 30 Qershorit, vendim i cili është shapllur që në muajin Dhjetor të vitit që lamë pas.
Ai ka shenjëstruar relatoren e çështjen Fiona Papajorgji por edhe anëtarët e tjerë, duke thënë se kanë nxjerrë një vendim me plot shkelje të rënda pasi ka rrëzuar kërkesën e shoqatës së Bashkive me arsyetimin se nuk bëjnë pjesë në juridiksion.
Një shkelje tjetër sipas tij është se për çështjen e 30 Qershorit nuk u hodh short.
“Kemi nisur procedurat për zgjidhjen e çështjes. I dërgova letër Komisionerit Shtetëror për zgjedhje. Unë kam bërë një akt patriotik me anulimin e zgjedhjeve pasi shmanga një konflikt”, është shprehur ai.