Deputeti i PD-së del me deklaratën befasuese, tregon 3 politikanët që fshihen pas djegies së mandateve të opozitës

Shqipëria

Deputeti i PD-së del me deklaratën befasuese, tregon 3 politikanët që fshihen pas djegies së mandateve të opozitës

Më: 14 janar 2022 Në ora: 21:18
Kuvendi shqiptar

Dash Sula, deputeti i Partisë Demokratike dhe mbështetës i krahut të Lulzim Bashës në përplasjen me Sali Berishën doli me një version të ri mbi autorët se kush ishte autori i djegies së mandateve të opozitës në 2019-n.

Deputeti demokrat tha se djegia e mandateve u mundësua nga Rama, Berisha dhe Meta.

Dash Sula deklaroi se për këtë arsye, djegia e mandateve u konceptua si mjet për të penguar reformën në drejtësi.

“Sepse nuk duhej që të bëhej reforma në drejtësi në Shqipëri. Nga 2013 e morën amerikanët dhe në 2016-2017 të bëhej reforma në drejtësi. Nuk i interesonte Ramës reforma në drejtësi, sepse ishte në pushtet dhe do t’i ndodhte si ajo në Rumani”, tha ai për Top News.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat