I ftohti i acartë “ka pushtuar” vendin prej disa ditësh.
Temperaturat kanë zbritur nën 7 gradë. Për pasojë prania e ngricave dhe akullit ka krijuar probleme në akset rrugore në verilindje të vendit.
Sipas ABC Neës, kompanitë sipërmarrëse po i trajtojnë me kripe për të shmangur shtresat e akullit.
Sakaq,mjegulla vështirëson qarkullimin e mjeteve për shkak të pamjes së kufizuar nga Morina deri në Fushë-Dukagjin.
Policia këshillon drejtuesit e mjeteve për kujdes të shtuar dhe kufizim shpejtësie gjatë lëvizjes në kushtet e pamjes së kufizuar, raporton ABC.
Aktualisht te gjitha rrugët nacionale janë të kalueshme.