Policia e Shtetit të shtunën reagoi në lidhje me kamionin e mbushur me drogë që u kap në kufirin shqiptaro-malazez.
Nga veprimet e para hetimore, “të përbashkëta të kryera nga autoritetet doganore dhe policore të Malit të Zi dhe të Policisë së Shtetit, paraprakisht rezulton se kamioni ka kaluar nga pika e kalimit kufitar Hani i Hotit, Shkodër”.
Grupi hetimor i ngritur në Policinë e Shtetit po vazhdon kryerjen e veprimeve procedurale në territorin e vendit tonë, duke koordinuar veprimet me palën malazeze.