Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD, Lulzim Basha ka propozuar që të largojë mbështetësit e Berishës nga drejtimi i Komisioneve Parlamentare.
Më konkretisht ka propozuar emrin e Grida Dumës si Kryetare e Komisionit të Shëndetësisë, duke zëvendësuar Albana Vokshin.
Flutura Açka është propozuar si kryetare e Komisionit të Arsimit, ndërsa Dhurata Çupi si nënkryetare e Komisionit të Ligjeve, duke zëvendësuar Oerd Bylykbashin.
Tek Sekretariati për Buxhetin është propozuar Xhelal Mziu (sekretar), tek Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën: Bledion Nallbati (anëtar), tek Sekretariati për Statusin e Deputetit: Dashnor Sula (sekretar) dhe tek Sekretariati për Kërkimin Parlamentar, Bibliotekën dhe Botimet: Lindita Metaliaj (anëtar).