Një banesë është përfshirë nga flakët në Gjirokastër.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dunavat”. Mësohet se banesa është në pronësi të shtetasit Mondi Xhiku.
Shkaqet e zjarrit jane ende të paqarta për momentin.
Forcat e shërbimit zjarrfikës janë në vendngjarje për të shuar flaket dhe për të moslejuar përhapjen e tyre në banesat aty pranë.