Përplasen dy makina në Vlorë, plagosen shoferi dhe pasagjeri

Shqipëria

Përplasen dy makina në Vlorë, plagosen shoferi dhe pasagjeri

Më: 15 janar 2022 Në ora: 21:16
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në Vlorë rreth orës 19:30. 

Policia bën me dije, se në vendin e quajtur “Rruga e re”, një automjet tip “Opel” me drejtues shtetasin S.K., është përplasur me automjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin O. Xh. 

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar shtetasi O. Xh., dhe pasagjeri N. P., të cilët ndodhet në spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetës. 

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 15.01.2022, rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “Rruga e re” automjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin S. K., është përplasur me automjetin tip ” Toyota”, me drejtues shtetasin O. Xh.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar shtetasi O. Xh, dhe pasagjeri shtetasi N. P., të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat