Një 33-vjeçar është arrestuar, pasi është kapur duke vjedhur pajisje në një dyqan në Durrës.
I arrestuari me iniciale F.K është banues në Maminas, ndërsa pronari i dyqanit të vjedhur është shtetasi B.B.
"U arrestua në flagrancë shtetasi F. K., 33 vjeç, banues në Maminas, pasi u kap duke vjedhur disa pajisje në dyqanin e shtetasit B. H.", njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.