Një 20-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës.
Pasi sipas njoftimit të bluve ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. F., 20 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij."
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.