Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj kryetarit të PD në Fier, Agron Kapllanaj.
Ish-Kryeministri është shprehur se ku i fundit ka përfituar miliona euro nga tenderat e Edi Ramës.
Berisha thotë se është kundër biznesit të demorkatëve, por është kundër bashkëpunimit të tyre në korrupsion në bashkëpunim me socialistët.
“Deputetët e partisë, ata që ndihen deputetë të PD, do të bashkohen me zgjedhësit e tyre, do të largohen nga Lul brava sepse aty janë në funksion të Edi Ramës. Do largohen nga një grup individësh, të cilët janë të lidhur me korrupsionin, tenderat, qeverinë aktuale. Ju i patë dje në Fier sesi një i vetëshpallur kryetar i Fierit, i emëruar nga Edi Rama, ishte fitues i 32 milionë tenderave nga bashkitë socialiste. Nuk jam kundër biznesit të demokratëve, por jam kategorikisht kundër bashkëpunimit të tyre në korrupsion me socilalistët.”- është shprehur Berisha në “Quo Vadis”.