“Do mbahet mend si dhunues”, PD: Berisha gënjeshtar ordiner, e shkuara e keqe

Shqipëria

“Do mbahet mend si dhunues”, PD: Berisha gënjeshtar ordiner, e shkuara e keqe

Më: 18 janar 2022 Në ora: 10:26
Sali Berisha

PD i përgjigjet ish-kryeministrit Sali Berisha.

“I deklaruar non grata për korrupsion bashkë me familjen e tij, dhe i braktisur nga demokratët pas dhunës së 8 janarit, Sali Berisha po sillet vërdallë nëpër Shqipëri duke thënë çdo ditë gënjeshtra të reja për Lulzim Bashën dhe familjen e tij.

Për të dytën herë Sali Berisha, ky gënjeshtar ordiner, shpifi për bashkëshorten e kryetarit të PD. Ky është një mashtrim i ri nga njeriu që për hallin e tij dhunoi edhe shtëpinë e demokratëve dhe ishte gati të derdhë gjakun e tyre. Ky që për hallin e tij ka qenë gjithmonë gati t’i vërë zjarrin Shqipërisë. Por ai është vetëm një e shkuar e keqe për PD-në dhe gjithë shqiptarët, dhe emri i tij do mbahet mend si një non grata për korrupsion”, thuhet në reagimin e PD.

Lajmi në përditësim…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat