Një aksident është shënuar në superstradën Lezhë- Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi “Gocaj”.
Korrespodenti i Panorama bën me dije se një automjet tip “Benz” ka përplasur një motoçikletë në të cilën udhëtonte një person.
Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës, i cili është transportuar me urgjencë për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor në spital.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.