Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Përfundon takimi Balla-Meta, në Presidencë

Shqipëria

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Përfundon takimi Balla-Meta, në Presidencë

Më: 19 janar 2022 Në ora: 13:07
Taulant Balla

Ashtu siç ishte njoftuar, ka mbërritur në Presidencë, kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Ai është ftuar nga Presidenti Ilir Meta, në kuadër të konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme lokale.

Takimi i tyre nisi në 12: 30 për tu mbyllur vetëm 20 minuta më pas.

Më herët, Meta bëri të ditur nisjen e procedurave duke i dërguar një letër KQZ-së, ku i kërkoi informacion zyrtar për vakancat në pushtetin vendor.

Zgjedhjet pritet të prekin 6 bashki, ku kryetarët kanë humbur mandatin për shkaqe të ndryshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat