Fshati Karbunar në bashkinë e Selenicës po shkon drejt braktisjes. Dikur kanë qenë 250 familje, ndërsa sot numërohen rreth 50 të tilla.
Por edhe ata që kanë vendosur të mos largohen janë kryesisht moshat e treta, ndërsa të rinjtë kanë zgjedhur të largohen migrojnë ose të emigrojnë.
"Me shtëpi në Vlorë, i kemi marrë shtëpitë por nuk ikim poshtë se mosha…se besojmë se jetojmë dot atje në Vlorë. Djemtë po, të ikur janë, të ardhme në Karbunarë jo."
"Këtu a janë 50 familje, a s'janë. Këto familje janë me nga 2 persona."
"Unë jetoj me gruan se djali iku, nuk kishte mundësi të jetonte me fëmijët këtu. Këtu është të vësh duart në kokë, të ulërish e të ikësh."
Mungesa e investimeve, është një nga arsyet kryesore të braktisjes. Banorët kërkojnë një rrugë që të mos ndihen të izoluar.
"S'kemi rrugë, jemi bllokuar."
"Ky është një fshat shumë i pasur po të kemi rrugë."
"Dua të rregulloj shtëpitë, nuk ka nga më vjen makina, pa rrugë."
Edhe uji i pijshëm është një tjetër shqetësim. Sipas banorëve investimi që është bërë së fundmi e ka përkeqësuar gjendjen.
"Uji i pijshëm vjen një herë në dy ditë, një orë."
Gjatë fushatave elektorale nuk kanë munguar premtimet e kandidatëve për deputet apo kryetar bashkie, por asgjë nuk ka ndryshuar , e premtimet kanë mbetur vetëm të tilla.