Shehu: Keqmenaxhimi i pandemisë mund të ndikojë në shtimin e fataliteteve

Shqipëria

Shehu: Keqmenaxhimi i pandemisë mund të ndikojë në shtimin e fataliteteve

Më: 20 janar 2022 Në ora: 13:32
Tritan Shehu

Deputeti i PD, Tritan Shehu, ka analizuar situatën e COVID-19 në vendin tonë.

Në një shkrim në rrjete sociale, Shehu shkruan se nga fillimi i epidemisë deri në shtator të vitit 2021, janë shënuar 21 mijë viktima.

Shehu thekson më tej, se viti 2022 nuk premton asgjë më të mirë e për këtë ai nënvizon disa pika si, vazhdimi i bllokimit të spitaleve perfierike për pacientët COVID, nuk ka strategji për procesin e vaksinimit dhe ende nuk janë liberalizuar testet e shpejta.

Sipas tij, këto janë pasoja të keqmenaxhimit dhe të pa përgjegjshmërisë ndwrsa thekson se mund të na çojnë në mbi 35 mijë viktima nga COVID-i në total.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat