Gazetari Artan Hoxha ka publikuar pamjet, ku shfaqet në parcelat e mbushura me kanabis. Ky postim i Hoxhës ka marrë shumë reagime, ku mes përgjigjeve gazetari ka thumbuar edhe presidentin Meta.
“Tashti çunat duhet me ba kujdes se pritet ftohte andej nga ju, ishalla spo ban dame!”, i ka shkruar një qytatar.
“Rri i qete, eshte heret shume, çunat fillojne pune pasi festojne Sulltan Nevruzin”, ia kthen Hoxha.
“Ruhu se do te zeri!”, i shkruan një tjetër. Ndërsa gazetari i përgjigjet: “Une kam dhene prova qe e mbaj, nuk jam si presidenti qe del spate te Fevzo”.
Me këtë koment, Hoxha nënkupton se presindenti ka qenë në gjendje të dehur para se të jepte intervistën në Opinion.