Protesta e 21 Janarit, Rama: Nderojmë 4 protestuesit që u vranë, drejtësia vonon por s’harron

Shqipëria

Protesta e 21 Janarit, Rama: Nderojmë 4 protestuesit që u vranë, drejtësia vonon por s’harron

Më: 21 janar 2022 Në ora: 08:24
Edi Rama

11 vite nga protesta e 21 Janarit, kryeministri Edi Rama ka nderuar katër protestuesit që u vranë në bulevard.

Rama shkruan se ka ndjesinë pozitive nga shenjat e dallueshme të drejtësisë së re.

Ai ka theksuar se ajo vonon por nuk harron.

“Mirëmëngjes dhe me bindjen që drejtësia vonon po nuk harron, si edhe ndjesinë më në fund pozitive nga shenjat e dallueshme të veprimit të drejtësisë së re, nderojmë sot katër protestuesit paqësorë të 21 janarit, vrasja barbare e të cilëve kërkon drejtësi”, shkruan Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat