Nevoja për të fituar bashkinë pas 15 vitesh bën bashkë demokratët lushnjarë.
Kreu i PD-së në Lushnje, njëkohësisht deputet i Kuvendit Saimir Korreshi ka organizuar mbrëmjen e sotme një takim të strukturave drejtuese të PD-së ku merrnin pjesë dhe grupi i rithemelimit të PD.
Në takim është debatuar dhe diskutuar për gjetjen e konsensusit për një kandidaturë të përbashkët për zgjedhjet e 6 marsit dhe këtë kandidaturë t'ua imponojnë drejtuesve të PD-së në Tiranë si dhe grupit të rithemelimit.
Sipas Korreshit, Lushnja do ti imponohet Tiranës me një kandidat pasi kështu mund të fitohet bashkia.