Vetëm SPAK mund të hetojë vrasjen e Aleks Nikës, thotë xhaxhai i të vrarit në 21 janar

Shqipëria

Vetëm SPAK mund të hetojë vrasjen e Aleks Nikës, thotë xhaxhai i të vrarit në 21 janar

Më: 21 janar 2022 Në ora: 18:44
Mark Nika

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës tha se vrasja e nipit të tij mund të hetohet vetëm nga SPAK.

Ai u shpreh skeptik se rihapja e hetimeve për vrasjen e Alkes Nikës, me kërkesë të policisë së Tiranës mund të çonte në një konkluzion, pasi plumbi me të cilin ai ishte vrarë është i paidentifikueshëm.

“Ai plumb është i paidentifikueshëm, kjo (hapja e hetimeve) është manovër e policisë, por nga plumbi s’mund të nxjerrim konkluzione. Do jetë e vështirë teknikisht, plumbi ka qenë i pagoditur, kur ka ardhur nga Stambolli, por e kanë shtypur. Kjo dëshirë e policisë për t’i bërë ekspertizë është e parealizueshme”, tha Mark Nika.

Sipas tij, i vetmi institucion që mund të hetojë në mënyrë të paanshme dhe me profesionalizëm këtë çështje është SPAK.

Keni kërkuar që çështja të shkojë në SPAK. Ministria e Brendshme duhet të bëjë të mundur që çështja të kalojë në SPAK. "Është profesionalisht më lart, i pavarur, besojmë tek SPAK”, tha Mark Nika.

Në maj të 2021, Prokuroria e Tiranës rihapi hetimet e pezulluara për vrasjen e Aleks Nikës në 21 janar 2011, pas kërkesës së policisë së Tiranës. Policia kërkoi që të bëhet riekspertimi i predhës së gjetur dhe sekuestruar në trupin e viktimës, Aleks Nika.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat