Gjendet pa shenja jete në banesë 70-vjeçari në Sarandë, çfarë thotë policia

Shqipëria

Gjendet pa shenja jete në banesë 70-vjeçari në Sarandë, çfarë thotë policia

Më: 21 janar 2022 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Një 70-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Sarandë. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00, në fshatin Çukë. 

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Jani Dhima, baba i 5 fëmijëve. Të njëjtat burime thanë se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, paraprakisht dyshohet vdekje natyrale.

Gazetarja Shpresa Dine raporton se i moshuari, ish-mësues, jetonte vetëm, ndërsa fëmijët i kishin në emigrim në Greqi. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat