Edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kujtuar në përvjetorin e vdekjes ish-presidentin Ibrahim Rugova.
Ai ka shkruar se ideatori dhe vizionari i realizimit të projektit të lirisë, pavarësisë dhe përcaktimit euroatlantik të Kosovës, do kujtohet me nderim si modeli më i mirë i urtësisë, durimit dhe largpamësisë në interesin më të mirë të popullit dhe vendit.
Ai ka shkruar në Facebook se sot kujtojnë ditën kur Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova kaloi në përjetësi 16 vite më parë.
Sot u bënë 16 vjet nga vdekja e Rugovës.