Analisti Arjan Curri duke folur për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, bën me dije se në prapaskenë po punohet që kryeministri Edi Rama ti falë Bashkinë e Shkodrës Lulzim Bashës.
“Në Shkodër Basha do kandidoj një biznesmen të fuqishëm që ka dhënë shumë lek.
Në zgjedhjet lokale njerëzit votojnë personin jo partinë. Hilja e dytë është që Rama do porosit të vetët të votojnë për Lulzim Bashën.
E treta Yuri Kim, Escobar dhe të gjithë amerikanët do rrisin deklaratat kundër Berishës dhe kjo gjithsesi do godasë”, tha Curri për Zonë e Lirë.