Pesë qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend nga COVID.
Pacientët që humbën betejën me virusin ishin nga Elbasani, Tirana, Rrësheni dhe Saranda.
Vijon të mbetet ende i lartë numri i të infektuarve. Nga 6,598 testime të kryera janë identifikuar 2,230 raste të reja.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.