Shembet një këmbë e urës së Metoqit, Bashkia Sarandë.
Kjo urë shërben për të lidhur zonën bujqësore të Metoqit me fshatin, dhe jo vetëm. Pasi në këtë zonë në vitet e fundit janë shtuar edhe 10 banesa familjare dhe disa komplekse blegtorale.
Mësohet se shkak për rënien e këmbës së urës ka qenë erozioni që i është bërë nga lumi i Bistricës.
Por ekziston mundësia që mbi urë të ketë kaluar ndonjë mjet me tonazh mbi kapacitetin e lejuar. Pas situatës së krijuar bashkia ka marrë masat urgjente dhe ka bërë bllokimin e urës deri në rregullimin e saj.