Dy fshatra në Gramash që mbetën të izoluar për shkak të reshjeve të larta të borës, janë zhbllokuar ditën e sotme.
Në fshatin Rovje dhe Grabova A trashësia e dëborës arriti në 40-50 cm.
Pas vlerësimit të situatës, autoritetet ndërhynë për të lehtësuar lëvizjen e banorëve duke siguruar pastrimin e rrugës.
‘Bashkia Gramsh duke ndjekur me vëmendje situatën nxori ne terren mjetet për te zhbllokuar situatën, në fshatin Rovje angazhuam një mjet tip traktor që ndodhet atje për ti ardhur ne ndihme jo vetëm banoreve të zonës por edhe atyre që kanë dëshirë të eksplorojnë natyrën drejt fshatit Rovje . Kalimi bëhet pa përdorimin e zinxhirëve’, ka thënë kreu i Bashkisë Klodian Taçe.