​Meta: Shqipëria mbështet sovranitetin territorial të Ukrainës

Shqipëria

​Meta: Shqipëria mbështet sovranitetin territorial të Ukrainës

Më: 24 janar 2022 Në ora: 21:10
Ilir Meta

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u është bashkuar sot shqetësimeve të partnerëve të NATO-s për rritjen e paprecedentë të numrit të trupave dhe mjeteve ushtarake ruse në kufijtë me Ukrainën dhe kërcënimit për fillimin e një agresioni ushtarak ndaj një vendi sovran.

Ai ka thënë se kërcënimi dhe eventualisht agresioni ushtarak ndaj Ukrainës përbëjnë kërcënim direkt ndaj sigurisë evropiane.

Poashtu edhe shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare.

“Shqipëria mbështet fuqimisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe apelon për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet dialogut dhe mjeteve diplomatike”, shkruan Meta në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat